Lajme

Haradinaj përkujton Rugovën: Kemi bashkëpunuar ngushtë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 21 Janar 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se ka përfituar shumë nga presidenti Rugova.

“Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë”, ka shkruar kreu i AAK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë.

Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova.

RH

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy