Haradinaj për skandalin rreth shefit të AKI-së: Të mos ngutemi
Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 20 Tetor 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar për KTV-në, lajmin se në xhaketën e djalit të kreut të AKI-së, Shpend Maxhuni, është gjetur armë pa leje.
Në bazë të funksionit, Maxhuni është edhe këshilltar i kryeministrit për siguri. Haradinaj i ka thënë KTV-së se është mirë që me këtë çështje të merren pa asnjë ndikim organet e rendit.
“Mirë është me ia lënë organeve të rendit dhe ligjit, me pa se çka ka ndodh. Besoj duhet me u trajtu pa asnjë ndikim. Nuk isha ngut me thënë diçka, le ta hetojnë”, ka thënë Haradinaj, teksa po merrte pjesë në vënien e gurthemelit për sheshin e Obiliqit. “Jam thellë i bindur se në sistem të drejtësisë ka mjaft njerëz me integritet me e trajtu këtë në bazë të ligjit”, ka thënë tutje Haradinaj.
Gazetari i KTV-së e ka pyetur kryeministrin edhe për deklaratat kundërthënëse në mes të Policisë dhe Prokurorisë. E para tha se arma dhe droga e gjetur në veturën e të atit të shefit të AKI-së nuk është e djalit të Maxhunit, duke mos përmendur faktin se revolja është gjetur në xhaketën e të njëjtit.
“Tani nuk kam të drejtë t’i komentoj ato, por unë besoj që ka me dal në dritë i plotë rasti”, ka thënë Haradinaj.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...





























