Haradinaj: PAN do ta formojë Qeverinë, nuk synojmë formulë tjetër
Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 20 June 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj thotë se koalicioni PAN do ta formojë Qeverinë dhe se ka dhe deputetë tjerë që kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur një Qeveri të udhëhequr nga ai.
Haradinaj në një intervistë për KosovaPress thotë se ekziston tashmë një komunikim me deputetët e partive tjera, por ende asgjë s’ka të definuar.
“ Një komunikim ekziston ashtu kolegial secili me secilin, por s’ka të definume asgjë. Kuptohet në raste të caktuara ka vullnet të deputetëve, për me përkrah një ‘Qeveri Haradinaj’ në këtë rast. Ka deputetë që kanë shpreh gatishmëri me përkrah një Qeveri, të udhëhequre prej meje…Jemi koalicioni PAN, PDK-AAK-Nisma. Janë komunitetet të gjithë edhe ndonjë deputet shqiptar, që ka vullnetin ashtu për shkak të bindjes apo respektin që ka ndaj meje ose të besimit që ka. Një Qeveri e udhëhequr nga unë do t’i kryej punët e Kosovës, pra do t’i ndihmojë zhvillimit. Do t’i ndihmojë proceseve të mirëfillta në vend”, tha ai.
Kryetari i AAK-së nuk preferon të flasë se me deputetët, e cilave parti janë në komunikim dhe kanë shprehur gatishmëri t’i bashkohen PAN-it, por thotë se i kanë marrë masat e duhura që pas certifikimit të rezultateve të veprojnë menjëherë.
“Po ne kemi marrë masat e duhura, që kur të është rezultati i certifikuar, kur të thirret seanca menjëherë me vepru”, tha ai.
I pyetur se a do të merrte AAK më shumë vota në këto zgjedhje, në rast se do të hynte në garë e vetme, Haradinaj thotë se ata kanë marrë përgjegjësi të hyjnë në këtë mënyrë në zgjedhje dhe kështu do të vazhdojnë, pasi që i presin shumë punë.
“Ajo mbetet hipotetike. Ne kemi marrë përgjegjësi në këtë mënyrë që kemi marrë. Do t’i zbatojmë këto. Jemi të vetëdijshëm që na presin shumë punë në Kosovë dhe dëshirojmë vërtetë me u përballë me krejt problemet që janë konkrete, me çështjet që i preokupojnë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj mbetet i vendosur që Qeverinë ta formojnë koalicioni fitues PAN dhe se përjashton çdo mundësi të bashkimit të AAK-së me ndonjë parti tjetër, për formimin e Qeverisë në rast se PAN dështon ta bëjë atë.
“Unë jam i mandatuar prej 39 deputetëve, ata ma kanë dhënë përkrahjen. Ne jemi të hapur për deputetë të tjerë të komuniteteve dhe shqiptarë. Kjo është formula. Nuk synojmë formulë tjetër”, tha Haradinaj.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ koalicioni PAN ka marrë 34 përqind të votave, Lëvizja Vetëvendosje 27 përqind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25 përqind.
Rrjedhimisht PAN me 39 deputetë dhe me ata të minoriteteve nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë. Bashkimit eventual të PAN-it deri më tani e ka refuzuar koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.
Të tjera
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...