Haradinaj nuk e sheh të vështirë formimin e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
17:40 | 12 June 2017
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë përfunduan me renditjen në vend të parë të koalicionit të luftës. Surpriza ishte renditja e Lëvizjes Vetëvendosje në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë është LDK.
Megjithatë, asnjë nga grupimet nuk ka shumicën për të krijuar qeverinë. Me daljen e rezultateve të para nisën të festojnë si kosovarët, ashtu edhe serbët.
“Formimi i qeverisë do të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese, me mandatin kushtetues. Por nuk shohim vështirësi sa i përket formimit të saj. Ne jemi në punë e sipër që kjo të ndodhë brenda afatit të duhur kohor. Axhenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, përfshi këtu edhe Beogradin, e jo më prej Listës Serbe. Ne jemi një brez që kemi qenë në gjendje për çdo sakrificë për atdheun, ndaj jemi të vendosur t’i kryejmë punët e Kosovës. Por do të punojmë me komunitetet joserbe dhe serbe, gjithsesi jo duke e lënë Kosovën të jetë peng i votës penguese”, deklaroi kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Sa i përket numërimit të votave dhe punës së KQZ-së në lidhje me certifikimin e rezultatit, në lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve, për korrespondentin Idro Seferi foli edhe zëdhënësi i këtij institucioni në Kosovë, Valmir Elezi.
“Dita e zgjedhjeve ka shkuar jashtëzakonisht mirë, e në bazë të vlerësimeve që kemi marrë nga vëzhguesit vendas dhe ata ndërkombëtarë, por edhe nga mediet, ky proces ka qenë i organizuar mirë nga ana e KQZ-së. Numërimi tashmë ka përfunduar, ndërsa ajo që ndodh më tej është numërimi i votave me kusht, atyre me postë, dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Gjithsesi, ky numër votash nuk është edhe aq i madh dhe nuk do të marrin shumë kohë. Sa i përket rezultateve paraprake, tashmë janë shfaqur në faqen zyrtare të KQZ-së dhe kanë mbetur vetëm pak vendvotime për t’u pasqyruar”, deklaroi ndër të tjera Valmir Elezi.
I pyetur mbi kohën e votave të kandidatëve për deputetë, si dhe mbi certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, nëse priten apo jo ndryshime, ai shtoi:
“Rezultati përfundimtar varet edhe nga procedurat ligjore të përcaktuara në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Pas përfundimit të numërimit është një afat 24 orë në dispozicion të panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtrime, ku subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre. Do të presim vendimin e këtij paneli, për të parë se çfarë duhet ndërmarrë më tej. Deri në rezultatin përfundimtar do të duhet të presim edhe numërimin e votave të përmendura më sipër. Por këto janë thjesht çështje që varen nga procedurat ligjore”, thotë Valmir Elezi./Topchannel

T� tjera
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...

































