Haradinaj: Njohja nga Serbia është kompromisi më i dhimbshëm

Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 24 July 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas mbledhjes së Qeverisë se kompromisi më i dhimbshëm është njohja me shtetin serb.
“Nuk ka kompromis më të dhimbshëm sesa fakti i njohjes me Serbinë. Njohja nënkupton njëfarë falje, është e dhimbshme për Krushën. Jo që është falje e krimeve por është një farë kalimi nga ajo dhimbje kur të vije njohja me Serbinë. Ky është një kompromis i dhimbshëm. Ky është më i vështiri”, tha ai.
Ndërsa sa i përket asaj se kur do të fillojë rishikimi i kufirit me Malin e Zi, Haradinaj tha se prioritet e kanë liberalizimin e vizave.
“Ne kemi ratifikuar marrëveshjen, njëkohësisht raportin dhe deklaratën e presidentëve. Por ka kohë për t’u bërë. Kemi interes me kry temën e liberalizimit të vizave pastaj i kthehemi kësaj teme”, tha kryeministri.
Përgjigje të njëjtë Haradinaj e dha edhe sa i përket demarkimit me shtetin serb.
“Ne kemi të premten që vjen takimin e nivelit të lartë të rendit dhe të ligjit ku do të flasim për rastet e shënjestruara, po ashtu do të flasim për rastet e grumbulluara. Me këtë po dua të them se fokusimi ynë nuk do të largohet dhe nuk do të heqim vëmendjen tek liberalizimi. Komisioni shtetëror ekziston, kurdo që kjo temë është në tavolinë do ta diskutojmë por tani nuk kemi ndonjë gjë në këtë fushë”, tha kryeministri.

Të tjera
-
Konsumi nxitet më tej gjatë pushimit të 1 Majit
Konsumi nxitet më tej gjatë pushimit të 1 Majit.
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...
-
Istog: Babë e bir rrihen mes vete
Janë arrestuar dy persona në Istog- babë e bir. Ata dyshohet se janë përle...
-
Gruaja raporton burrin dhe vjehrrën në Polici, thotë se po i ushtrojnë dhu*në psikike
Raportohet se burri dhe vjehrra i kanë ushtruar dhunë psikike gruas. Ata j...
-
Gjakovë: Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni policor
Policia ka arritur ta arrestojë sërish një person të dyshuar, i cili ishte ar...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat...
-
Vetëplag* oset një person në Drenas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Drenas. Raportohet...
-
Theret me thik* ë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Një person në Podujeve është therur me thikë. Policia e Kosovës në raporti...