Lajme

Haradinaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 12 September 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Ai ka thënë se është mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës. Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera