SBASHK- mësimdhënësve: Mos i nënshkruani kontratat e reja të punës, presioni është shkelje e Kodit të Punës

Autori: Gazeta inFokus
16:38 | 27 June 2025
SBASHK përmes një komunikate për media ka njoftuar se u ka bërë apel tek mësimdhënësit e arsimit parauniveristar që të mos i nënshkruajnë kontratat e reja të punës.
Në komunikatë thuhet se kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, është rishfaqur në komunën e Vushtrrisë.
Në reagimin e SBASHK thuhet se versioni kontratës së re, është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 10/2015, i cili është në fuqi dhe se ka më pak të drejta të precizuara.
‘‘SBASHK apelon te mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës
“Ditët e fundit, në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar. Versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 10/2015 ,që është në fuqi dhe dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasur me Kontratat që kanë punëtorët e Arsimit Parauniversitar’’, thuhet në komunikatë.
Më tej, SBASHK-u i ka bërë thirrje edhe komunës së Vushtrrisë që të ndalë ‘‘këtë praktikë të gabuar’’ si dhe ‘’presionin’’ ndaj mësimdhënësve.
‘‘SBASHK kërkon nga komuna e Vushtrrisë që menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve, si dhe u bën thirrje të gjitha komunave tjera që të mos ndjekin këtë shembull të dëmshëm, i cili bie ndesh me të drejtat e garantuara të punëtorëve’’, thuhet në reagim.
Tutje, thuhet çdo formë e presionit për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës
‘‘Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë, që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit. Kujtojmë se çdo formë presioni për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës (Ligji Nr. 03/L-212), e cila mund të sjellë pasoja ligjore për punëdhënësin. Çdo rast i tillë mund dhe duhet të raportohen në SBASHK për trajtim institucional’’, thuhet në komunikatë.

Të tjera
-
“Zyrtarët policorë na e vrànë”- Vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së ...
-
Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomat...
-
Qalaj: Veprimi i vendosjes së gjurit në pjesën afër qafës nuk praktikohet në policinë demokratike
Rashit Qalaj kritikon mënyrën e ndërhyrjes së policisë në arrestimin e Agon Z...
-
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga ...
-
Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe Suharekë
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të nd...
-
LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për të parin e Prizrenit
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qyte...
-
Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Aktgjykimi ishte pak a shumë në qasjen e Kurtit
Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e ti...
-
Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të siguruar dëshmitarë për rastin “Nish Express”
Zbulime të reja për përfshirjen e Nazim Bllacës në raste hetimore janë publik...
-
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Gjykata në Lipjan ka caktuar sot masën e paraburgimit për pesë policët e përf...
-
Ky është 20-vjeçari që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Nabërgjan, arrestohet dhe ndalohet
Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik...
-
Kurti pas së fitores së Kosovës ndaj Çekisë në Counter-Strike: Debutim i fuqishëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar ekipin e Kosovës për...
-
Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të ...