Lajme

Haradinaj: Më lehtë ndërrohet Lajçak se Kushtetuta e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 20 October 2020

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i është përgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili gjatë vizitës në Serbi tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është ‘Bibël’ dhe se ajo mund të ndryshohet.

“Nëse ne kemi pasur vërejtje për qeverinë “Kurti”, ato kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajcak, njëri nga Spanja dhe tjetri nga një shtet fqinj që nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht kërkesat tona drejtuar SHBA-së ndërlidhen direkt për të deleguarin për dialog”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në “A Show” ka thënë se me evropianët jemi miq, por ne i besojmë SHBA-së.

-Advertisement-

“Ma lehtë ndërrohet Lajcak se Kushtetuta e Kosovës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera