Lajme

Haradinaj: Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza dhe në fshatra

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 27 January 2025

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën dhe nuk janë analfabetë funksionalë.

Haradinaj këtë e tha pas tubimeve madhështore në Krushë, Malishevë, Dardanë e Pejë, për të cilat tha se u mbajtën “me drita dhe pa perde”.

“Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë.

-Advertisement-

Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe!

Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde”, deklaroi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera