Lajme

Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 28 March 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Pozharit dhe heronjtë e saj, Elez Gecin e Maxhun Berishën.

Në të njëjtin reagim, Haradinaj përkujtoi edhe masakrën e Izbicës, ku u vranë 147 persona.

“Në fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha”, shkruan Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

“Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë-muajshe”.

Këtë ditë Haradinaj thotë se e kujton edhe për faktin se është dita kur e themeluan Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë.

“Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera