Lajme

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin për Projektligjin për Paga: Ka marrë mision shkatërrimin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 23 November 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për miratimin e Projektligjit për Paga i cili parasheh të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit.

“Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit”, ka shkruar i pari i AAK-së.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka ftuar kryeministrin që të kthejë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse sipas tij mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.

“Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera