Haradinaj: Kemi shpresuar se 236 milionë dollarët amerikan të MCC-së do të shkojnë për gazsjellësin
Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 27 July 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilësoi përmbylljen e marrëveshjes me MCC-në si një hap të rëndësishëm, megjithatë Haradinaj tha se ka shpresuar që ky grand do të shkonte për ndërtimin e projektit amerikan të gazsjellësit.
“Është shumë e rëndësishme që po përmbyllet marrëveshja me MCC-në, pra një marrëveshje e filluar shumë herët nga qeveritë paraardhëse, kuptohet edhe në kohën time kemi bërë një punë të çmuar për këtë marrëveshje dhe për këtë grand, pra para falë për Kosovën, ne kemi shpresuar se ato para, pra 200 milionë dollarë amerikanë, tani 236, do të shkojnë në gazsjellësin Shkup – Prishtinë”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai tha se projekti amerikan i gazsjellësit që lidhë Prishtinën me Shkupin do ta ndryshonte thellësisht gjendjen energjetike në vend.
“Do të jepte opsione plus qoftë për burimet e energjisë, qoftë për çmimin, për plotë situata tjera, na vjen keq që nuk është ashtu, është humbje e madhe për Kosovën, është mirë që paret e MCC-së pra po i dedikohen Kosovës prapë se prapë, pra nuk po humbet ai buxhet” tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, gazjellësi do të siguronte një burim të përjetshëm të energjisë në Kosovë.“Po ta sjellnim gazsjellësin amerikan në Prishtinë me investim amerikan, me paret e Amerikës, do të fitonim një burim alternativ, strategjik, të garantuar, të mbrojtur në plotë drejtime se është me investim amerikan dhe do të kishim një burim të përjetshëm energjie në Kosovë për tu përballë me sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë, me energji të pastër, sepse energjia nga gazi është e pastër, më e pastër se energjia me thëngjill”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...