Haradinaj: Kemi hyrë të bindur në projektin politik PDK-AAK-Nisma (Video)
Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 26 May 2017
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se kanë hyrë të bindur në projektin politik PDK-AAK-Nisma, kundër stagnimit në vend.
Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj thotë se në këtë koalicion kanë hyrë pa dilema dhe të bindur në sukses. Thekson se në këtë bashkëpunim nuk ka dualizma dhe garë të brendshme por se do të punojnë së bashku për Kosovën.
“Është një partneritet i yni më se i hapur pa asnjë prapavijë, pa asnjë dilemë. Ne nuk kemi dilema për rolin tonë të ndërsjellë, e mirëpresim një rol serioz të PDK’së në këtë koalicion me z. Veseli se ai është partner në këtë rast. Ne nuk shohim në asnjë mënyrë, ta quaj ashtu, dualizma ose garë të brendshme, ne kemi hyrë, si thotë populli të bindur, se ky projekt është serioz për katër vitet që vijnë. Ne e dimë se nuk e kemi ekskluzivitetin e Kosovës, të gjithë janë Kosovë, edhe vëllezërit dhe motrat tonë, të gjithë të zgjedhurit, i gjithë populli, komunitetet por përgjegjësitë që i marrim dëshirojmë me qenë sa më afër sa më bashkë që t’i zbatojmë ato”, tha Haradinaj.
Thotë se marrëveshja për bashkëqeverisje u bë për hir të arritjes së sukseseve për vendin.
“Kjo është vërtetë një risi dhe është hera e parë që po ndodh përpara një koalicion i tillë i yni me PDK’në, mirëpo e kam pranu këtë si mundësi, po them. Vërtet iu jam mirënjohës PDK’së dhe z.Veseli sepse e kanë dorëzuar një përgjegjësi të caktuar të unë por jo në shërbim timin ose të Aleancës apo edhe të PDK’së por në shërbim të atdheut”, tha Haradinaj për emisionin ‘Argument Plus’ të televizionit 21.
Zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.
Të tjera
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...