Lajme

Haradinaj i uron suksese Kosovës në nisje të rrugëtimit drejt Evropianit

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 25 March 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar futbollistët e kombëtares së Kosovës para ndeshjes së tyre të parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, të cilën e zhvillojnë sot kundër Izraelit.

“Zemrat tona janë sot me futbollistët tanë, ku sot përballen me një sfidë të re. Në përballje me Kombetaren e Izraelit, nisin rrugëtimin drejt kualifikimit në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtar, siç është Kampionati Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Forca Kosovë”, shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera