Lajme

Haradinaj e quan Princ të gjithë shqiptarëve, Leka Zogun II

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 27 May 2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni me PDK-në e Nism, ka takuar sot princin e shqiptarëve Leka II.

Në një postim në Facebook, Haradinaj e quan kënaqësi takimin me Princin, në këtë kohë që sipas tij është shumë me rëndësi për gjithë shqiptarët.

“Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan.

-Advertisement-

Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

Kurse ne fjalimin e tij në selinë e AAK-së, princ Leka ka shprehur mirësi për Haradinajn, që ka kaluar problemet të cilat i rëndoheshin në Francë.

“Gjithmonë ndjehem mirë në Kosovë. Familja mbretërore gjithmonë do të jetë në shërbim të Kosovës. Më vjen mirë që i keni kaluar ato probleme në Francë”, është shprehur princi.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy