Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian
Autori: Gazeta inFokus
20:00 | 13 November 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Irlandë, është pritur nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Republikës së Irlandës.
Në këtë takim morën pjesë kryesuesi i Komitetit, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer, si dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore të BE-së, Frank Smyth.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.
Sipas Kurtit, marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim janë hapa thelbësorë që rrugëtimi zyrtar i Kosovës drejt BE-së të mos vonohet më tej.
“Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”, ka shkruar Kurti.
Kreu i Qeverisë ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, duke përmendur kontributin e këtij shteti në strehimin e refugjatëve dhe pjesëmarrjen në kuadër të misionit të KFOR-it.
Ky është njoftimi i plotë i tij:

T� tjera
-
Haziri reagon për dhëndrrin: Vajza ime ka bërë krushni para dy-tri vjete në Shqipëri, mos prekni në familje
Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku po ...
-
Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ...
-
Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve evropianë në Hagë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryesuesi i delegacionit në Asamblenë P...
-
Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Kuvendi Komunal i kësaj komun...
-
Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë sërish protestë
Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmë...
-
Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres s...
-
Hykmete Bajrami: Mafia energjetike po lulëzon në kohën e Albin Kurtit
Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati opozitë-pozitë për energjinë elektrik...
-
Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”
Deputetja e LDk’së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar deklarimet e kreut të LVV’së,...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit, dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritu...
-
AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mbi...
-
Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës ka folur ed...
-
I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimd...

































