Haradinaj: E kritikojmë qeverisjen e Kurtit, por e përkrahim Propozimin Evropian – E përmban njohjen “de jure”
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 11 March 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit, dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare.
Lideri i AAK-së, në një deklarim për Ekonomia Online, ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me “një kryeministër tjetër”.
Derisa, zyrtarët qeveritarë dhe disa analistë po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia, Haradinaj shkon edhe më tutje.
“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, u shpreh Haradinaj.
“Aleanca dhe unë e përkrahim marrëveshjen e njohur si propozimi franko-gjerman, që është një e arritur e madhe e aleatëve tanë, veçanërisht me ndihmën e Amerikës, e me të cilën ne ndahemi nga Serbia. Kritikë kemi pasur dhe kemi për mënyrën sesi është menaxhuar procesi i dialogut nga kryeministri Kurti, ashtu siç kemi kritika edhe për qeverisjen në vend, mirëpo ne e mbështesim planin franko-gjerman, përkrahur prej Amerikës”, ka thënë Haradinaj.
Por, lideri i AAK-së beson se Kosova ka pasur mundësi të marrë më shumë.
“Me siguri, ka pasur mundësi tjera, me Qeveri tjetër e kryeministër tjetër, por në rrethanat në të cilën ndodhemi si Kosovë, është një arritje e madhe”, deklaroi Haradinaj.
Në fund, kreu i AAK-së është shprehur i bindur se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend.
Të tjera
-
Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik
Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me GIZ-in, kanë organizuar tr...
-
Po kërkohej nga Interpoli per tentim vra*je dhe vjedhje, arrestohet kosovari në portin e Durrësit
Në portin e Durrësit është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombët...
-
Njëzet persona të arrestuar gjatë 24 orëve
Përmes raportit 24-oresh Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundi...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 g...
-
Tornado shkatërruese godet qytezën në SHBA, disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shtet...
-
Abazi për Kurtin: Kryeministër i Nenadit, shtron darka e thur vargje për Ivanoviqin
Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albi...
-
Gjendet e vdèkủr një grua në Pejë, policia nis hetime
Është gjeture e vdekur dje një grua në Pejë. Policia tashmë ka nisur hetim...
-
Vdès një person në vendin e punës
Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në vendin e punës. Viktima ish...
-
Ngjarje e rèndè në Drenas: Burri rrẩh partneren e tij, ajo duke ikur gồditèt nga një veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Drenas, ku një ...
-
Graçanicë, kosovarit i vidhet vetura në parking
Të martën në Graçanicë një person ka raportuar se ia kanë vjedhur veturën në ...
-
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia pritet të njohin sot shtetin palestinez
Qeveria e Norvegjisë do të njoftojë sot se do të njoh një shtet të pavarur pa...
-
25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, i dyshuari kryesor i terrorit ndodhet në një burg në BeH
Sot 25 vjet më parë në burgun e Dubravës është kryher njëra nga masakrat më t...