Lajme

Hamza thotë se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 07 September 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai ka thënë se PDK-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

I pyetur që kush do të jetë nënkryetar/e i Kuvendit nga PDK-ja, Hamza tha se do të jetë Vlora Çitaku.

-Advertisement-

“Po, kemi propozim. Propozimin e kemi pasur edhe brenda afatit, do të jetë zonja Vlora Çitaku”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy