Lajme

Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 09 December 2024

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje për sektorin privat.

Hamza ka thënë se investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve.

“Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind.

-Advertisement-

Investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve. Pagat e dinjitetshme për punëtorët janë mënyra më e mirë për t’ua njohur vlerën atyre.

#MaMirë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera