Hamza: Nga sot fillon një fazë tjetër, PDK do të veprojë që ligjshmëria të rikthehet
Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 05 September 2026
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar sot se PDK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se, nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.
Në sallën e Kuvendit, Hamza tha se për javë të tëra deputetët e PDK-së kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, respektimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.
“Për javë të tëra, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar atë që nuk do të duhej të kërkohej fare në një shtet demokratik: që të respektohet Kushtetuta, të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe t’u mundësohet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët që ta ushtrojnë mandatin e tyre”, tha Hamza.
Kryetari i PDK-së theksoi se situata e krijuar nuk është më një përplasje e zakonshme politike.
“Kjo që ka ndodhur nuk është një mosmarrëveshje e thjeshtë politike. Nuk është konflikt mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Nuk është konflikt mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit. Është konflikt mes një mënyre autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.
Ai tha se pushteti nuk mund t’i trajtojë Kushtetutën, vendimet e gjykatave dhe obligimet institucionale sipas interesit politik.
“Në demokraci, edhe kur nuk të pëlqen Kushtetuta, nuk e shkel atë. Kur nuk të pëlqen një vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk sillesh sikur ai nuk ekziston. Dhe kur Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konstaton se deputeti nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit, nuk mund të sillesh sikur gjykata nuk ka folur”, tha ai.
Hamza kritikoi edhe thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për 9 shtator, duke thënë se tashmë po shkelet edhe afati sipas interpretimit të vetë Vetëvendosjes.
“Tash, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që e ka përcaktuar vetë Vetëvendosje. Por Kuvendi i Kosovës nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e veta. Kuvendi është institucion i Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se institucionet e Republikës nuk mund të mbahen peng të interesit të një partie apo individi.
“Këto institucione nuk janë krijuar për një parti. Janë ndërtuar për një shtet. Dhe ky shtet është shumë më i madh se secili prej nesh. Kosova ka paguar çmim tepër të lartë për institucionet e saj që sot dikush t’i trajtojë ato si peng të interesit të vet politik”, tha kryetari i PDK-së.
Hamza bëri të qartë se PDK-ja nuk do të pranojë normalizimin e shkeljeve kushtetuese.
“Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë. Nuk do të pranojmë që vendimet e gjykatave të shndërrohen në çështje të vullnetit politik. Nuk do të pranojmë që një kryeministër, kushdo qoftë ai, të mund të vendosë se cili institucion funksionon dhe cili jo”, tha Hamza.
Sipas tij, kjo çështje shkon përtej raportit mes opozitës dhe pushtetit.
“Këtu bëhet fjalë për Republikën. Për rendin kushtetues. Për ndarjen e pushteteve. Për autoritetin e gjykatave. Për të drejtën e deputetit që ta ushtrojë mandatin. Dhe, mbi të gjitha, për parimin më elementar të demokracisë: pushteti kufizohet nga ligji. Askush nuk është mbi të”, deklaroi ai.
Kryetari i PDK-së paralajmëroi se durimi institucional i partisë nuk duhet të interpretohet si pranim i paligjshmërisë.
“Durimi ynë institucional nuk duhet të ngatërrohet me pranimin e paligjshmërisë. Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës do ta rimendojë mënyrën e veprimit të saj”, tha Hamza.
Ai shtoi se PDK-ja do të shqyrtojë forma të tjera të veprimit.
“PDK-ja do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik, institucional dhe juridik për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë dhe për ta kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë”, theksoi Hamza.
Në përfundim, kryetari i PDK-së tha se beteja aktuale nuk është për pushtet, por për kufijtë e tij dhe respektimin e rendit kushtetues.
“Kjo nuk është betejë për pushtet. Është betejë për kufijtë e pushtetit. Sepse sot në pyetje nuk është se kush qeveris. Në pyetje është se si qeveriset. A qeveriset sipas Kushtetutës, apo sipas vullnetit të një njeriu?”, tha Hamza.
Ai paralajmëroi nisjen e një faze të re të veprimit të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë. Me përgjegjësi. Me vendosmëri. Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, përfundoi Hamza.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
































