Hamza: 16 shtatori, datë po aq e rëndësishme sa Dita e Lirisë dhe Pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 07 September 2026
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për partinë e tij dy data janë veçanërisht të rëndësishme, 12 dhe 16 shtatori.
Para mediave, ai ka deklaruar se PDK-ja e mbështet marshin për drejtësi të thirrur nga “Liria ka Emër” më 12 shtator, duke theksuar se në Hagë po gjykohen ish-ushtarë të UÇK-së dhe se lufta e saj ishte luftë për liri dhe pavarësi.
“Për PDK-në, është një situatë janë dy data tepër të rëndësishme, 12 shtator dhe 16 shtator. Më 12 shtator Liria ka Emër ka thirru marshin për drejtësi që i tejkalon përcaktimet politike për shkak se në Hagë janë duke u gjykuar njerëzit, ushtarët e UCK, jo politikanë. Lufta e UCK ka qenë e drejtë, luftë për liri dhe pavarësi, ata kanë paguar dhe po paguajnë kosto personale me qëllim që edhe një herë ta dëshmojnë se kjo luftë ka qenë e pastër e drejt. Ne si PDK e kemi përkrahur këtë marsh dhe do të jemi pjesë e këtij organizimi”, deklaroi ai
Hamza ka vlerësuar se edhe 16 shtatori është një datë tepër e rëndësishme për Kosovën, duke thënë se veprimet e PDK-së në këto ditë lidhen edhe me këtë datë.
“Përtej kësaj date kemi 16 shtatorin, është datë tepër e rëndësishme për Kosovën. Datë që është e rëndësishme sikurse data e lirisë dhe pavarësisë. Të gjitha veprimet që ne i ndërmarrim këto ditë ndërlidhen edhe e 16 shtator. Ne jemi të bindur se në këtë kohë, Kosova ka nevojë që të ketë kuvend të konstituuar. Presim që të festojmë në Kosovë, që ata të kthehen, nuk ka arsye tjetër, por të kemi të qartë që këtu po vendoset se si ne në të ardhmen do ta mbrojmë Kosovën. Nuk është në pyetje individi por e kaluara e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës”, u shpreh Hamza

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...

































