Lajme

Halimi i del në mbrojtje aktivistes Zana Avdiu: Mendimi i secilit duhet çmuar, për një shoqëri më të barabartë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 05 December 2022

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas kërcënimeve dhe fjalëve fyese që janë bërë drejt aktivistes Zana Avdiu, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është shqetësuese dhe e padrejtë gjuha e urrejtjes së shpërfaqur deri në linçim e kërcënimet ndaj Avdiut.

“Shqetësuese dhe e padrejtë gjuha e urrejtjes së shpërfaqur deri në linçim e kërcënim ndaj opinionistes Zana Avdiu. Kjo frymë e mosdurimit të tjetrit, e tendencës për ta uniformësuar mendimin e çdo individi, nuk përkon aspak me mësymjen emancipuese të shoqërisë sonë dhe me synimin ku duam të arrijmë si shtet. Pluralizmi e liria e mendimit e bën më të mirë një vend, jo diktati e tendenca për nënshtrim të tjetrit që e sheh ndryshe një çështje të caktuar. Mendimi i secilit duhet çmuar, për një shoqëri më të barabartë – për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Halimi.

-Advertisement-

Ndryshe kërcënimet që i janë bërë aktivistes Zana Avdiut kanë ardhur pas komentimit të saj në lidhje me gjestin e lojtarit Granit Xhaka, në ndeshjen Zvicër -Serbi, ku ajo iu referua si ‘akt rrugaçërie’./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Zana Avdiu merr kërcënime të rënda, avokati Arianit Koci publikon mesazhet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera