Haki Abazi zbulon bisedat me drejtuesit e LDK’së që e kishin ftuar në parti
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 21 August 2019
Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në T7, ka treguar se kishte pasur bisedë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe me ish-kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Avdullah Hotin. Ai gjithashtu shtoi se pas shpërbërjes së kuvendit do të intensifikohen përpjekjet për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.
“Unë personalisht kam pasur bisedë me Isa Mustafën, menjëherë pas rënies së qeverisë Mustafa në vitin 2017” tha Abazi duke shtuar se “ kemi biseduar se si të vazhdojmë tutje”.
Ai tha se takimi me Isa Mustafën në vitin 2017 ka qenë një takim i ngrohtë dhe një bisedë e sinqertë.
“Bisedë ishte e ngrohtë me Mustafën. Pas takimit tim ka qenë vendimi i LDK’së që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër. Kemi pasur biseda që unë të kyçem në LDK gjatë procesit zgjedhor” tha Abazi.
Abazi gjithashtu shtoi se në LDK ekzistojnë dy grupe të mëdha. Të rinjtë dhe të vjetrit.
“Brenda LDK’së ka njerëz që janë në nga koha e presidentit Rugova. Ata mendojnë se e bartin idenë e meritokracisë” tha ai.
Ndërsa për takimin me Avdullah Hotin, Abazi tha se para rrëzimit të Qeverisë Mustafa, ai ia kishte dhënë paralajmërimin Hotit, duke i thënë se duhet të tërhiqen ata përpara se t’i rrëzojnë të tjerët.
“Avdullah Hotit i kam thënë së është e qartë se qeveria po bie. Më mirë tërhiquni e tregoni popullit që kjo qeveri nuk shkon më” tha ai duke shtuar se “Haradinaj ka bërë mirë që ka dalë e ka thënë që ky partner nuk bën më e nuk është i besueshëm” shtoi anëtari më i ri i VV’së.
Abazi gjithashtu shtoi se me rëndësi është që dy forcat më të mëdha politike, LDK dhe VV të bashkohen për ta ndaluar të keqen dhe shpërbërjen e shtetndërtimit.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...