Fokus

Haki Abazi e akuzon Mimoza Kusari Lilën se ia vodhi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 09 December 2024

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të shefes së grupit parlamentar të partisë në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në emisionin “Infotalks” që është prodhim i Gazetës Infokus ka thënë se komisionerët e VV-së i kanë vendosur votat e tij, Mimoza Kusari Lilës e cila ka qenë një numër më lart se ai në zgjedhjet e vitit 2021.

“Janë bart votat nga komisionerët e VV-së nga unë tek të tjerët. Jo që nuk u bëra zv.kryeministër se sështë hall ajo far pune mirëpo unë menzi kalova listën për tu bërë deputet. Tash imagjinojeni si është e mundur që dikush që ka qenë zv. Kryeministër me qëllimë shumë të qarta për reformat dhe për luftën menzi ta kalojë listën. D.m.th është bërë një luftë speciale…”, ka thënë Abazi ndër të tjera.

-Advertisement-

Abazi jep edhe detaje të tjera se pse Kusari – Lila ka qenë në listë më lartë se ai dhe pse ka ndodhur kjo vjedhje e votave siç po pretendon ai.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera