Hakerët përpiqen të vjedhin kërkimet britanike për vaksinën kundër COVID-19
Autori: Gazeta inFokus
11:39 | 05 June 2020
Kreu i agjencisë britanike të inteligjencës GCHQ sot deklaroi se hakerët nga shtetet armiqësore po përpiqeshin të vidhnin kërkimet sekrete të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Drejtori i GCHQ, Jeremy Fleming tha se hakerët kishin shënjestruar infrastrukturën shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar dhe laboratorët e kërkimeve.
“Ne e dimë se pavarësisht nëse janë shtete apo kriminelë, ata janë vënë pas gjërave që janë të ndjeshme për ne”, tha Fleming. “Pra, është një prioritet i lartë për ne që të mbrojmë sektorin e shëndetësisë, veçanërisht garën për të arritur deri tek vaksina”.
Krerët e GCHQ, agjencia e inteligjencës për mbledhjen dhe analizimin e sinjaleve elektronike dhe komunikime të Mbretërisë së Bashkuar, rrallë japin intervista. Kjo intervistë u dha në Festivalin e Shkencave Cheltenham.
Hakerët ishin “në kërkim të dobësive themelore”, përfshirë “joshjet duke i bërë njerëzit të klikojnë në diçka të gabuar … ku njerëzit nuk rezervohen sa duhet ose ku kanë fjalëkalimet themelore apo të ngjashme”.
Megjithëse Fleming nuk e përmendi Kinën me emër, “Guardian” raportoi se burimet thanë se Kina shpesh ishte përfshirë.
“Si Mbretëri e Bashkuar, ne e shohim Kinën si një kundërshtar të inteligjencës. Ne i shohim ata si partner ekonomik. Ne punojmë me ta në disa fusha, ne konkurrojmë me ta në fusha të tjera. U bëjmë thirrje sjelljeve të tyre kur nuk mendojmë se përputhen me ato që presim të shohim ose me vlerat tona”, tha ai.
Ish-kreu i agjencisë së jashtme të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, MI6, Sir Richard Dearlove tha dje se ai besonte se COVID-19 ishte i produkt njerëzor dhe i nxjerrur rastësisht nga një laborator kinez.
Dearlove drejtoi agjencinë në vazhdën e luftës në Irak, midis viteve 1999 dhe 2004.
Ai për “Daily Telegraf” tha se kishte parë hulumtime “shumë të rëndësishme”, ku shkencëtarët pretendonin se kishin identifikuar “seksione të vendosura në sipërfaqen e Sars-CoV-2 Spike” që lidhet me qelizat njerëzore dhe ishin “dukshëm të ndryshme nga çdo Sars që kemi studiuar”.
“Unë nuk mendoj se kjo filloi si një aksident”, tha ai.
“Kjo shtron çështjen nëse Kina do të pranonte ndonjëherë përgjegjësinë dhe të paguajë dëmshpërblimet? Mendoj se kjo do ta bëjë që çdo vend të botës të rimendojë se si do të trajtojë marrëdhëniet me Kinën dhe si të sillet bashkësia ndërkombëtare ndaj udhëheqjes kineze”, tha ai.
Hulumtimi në fjalë është hedhur poshtë gjerësisht si nga shkencëtarët, ashtu edhe nga zyrtarët e sigurisë si dhe nga profesori Angus Dalgleish, i cili punon në Spitalin St.George në Universitetin e Londrës dhe është një ish-kandidat për UKIP, një parti e krahut të djathtë britanik.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë më parë se qeveria nuk kishte parë “asnjë provë” për të sugjeruar se virusi ishte prodhuar në një laborator.
Megjithatë, kjo teori u bë e njohur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump./AA/

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...






























