Lajme

Hajredin Kuqi kundërshton partinë: Taksa ka pasur më shumë efekt politik

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 23 February 2020

Në një intervistë ekskluzive në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus, deputeti i PDK-së tregon idetë e tij për taksën dhe reciprocitetin.

Kuqi thotë se tani më shumë se kurrë opozita dhe pozita duhet të bëhen bashkë dhe të kenë një qëndrim të njëjte karshi ndërkombëtarëve dhe përballë Serbisë.

Ai ka thënë që taksa ka pasur më shumë efekt politikë se sa ekonomik, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Unë mendoj që as taksa dhe as reciprociteti nuk janë krejt të qarta. Mendoj që taksa e ka pas në efekt më shumë politik se sa ekonomik edhe pse të dy efektet i ka pasur. Unë mendoj që opozita duhet të ulet ta ketë një qëndrim po duhet të ketë qëndrim të përbashkët edhe qeveria me opozitën po ashtu”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Sipas Kuçit jemi i vetmi vend në botë që konfrontohemi më njërit tjetrin për shkak të fqinjëve apo për shkak të të tjerëve.

Unë them që edhe rasti i taksës edhe i Demarkacionit është rast unik në botë që kemi ngatërresë në mes vete për shkak të fqinjëve domethënë për të tjerët. Unë mendoj që ska nevojë  që skena politike në Kosovë të konfrontohet në raport me njëri tjetrin për atë që duhet ë bëjmë me Serbinë. Ne duhet të kemi një qëndrim që ta propozojmë para partnerëve ndërkombëtarë dhe pastaj edhe përballë Serbisë”

Kujtojmë që Partia Demokratike e Kosovës ka dalë kundër heqjes së taksës, pjesë e së cilës është edhe deputeti i kësaj partie, Hajredin Kuçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera