Lajme

Hajnat vjedhin ari në një shtëpi në Çagllavicë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 27 February 2023

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Çagllavicë.

Policia thotë se një person ka raportuar se dikush ia ka thyer xhamin e shtëpisë dhe ka hyrë brenda, ku ka vjedhur stoli ari.

“VJEDHJE E RËNDË- Çagllavicë 24-26.02.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur ia kanë thyer një xhamë të shtëpisë, ku nga dhe kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera