Lajme

Hajnat në Prishtinë i shfrytëzuan maskat anti-Covid për të vjedhur në një banesë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 07 March 2021

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur para e dokumente.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Viktima ka deklaruar se të dyshuarit kishin të vendosura maska anti-covid, kur kanë hyrë në banesën e tij.

-Advertisement-

Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj me maska anti covid kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur viktimën për muri kanë arritur ti marrin para te gatshme dhe dokumente personale. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera