Sport

Hadërgjonaj: Donim të tregonim se luftojmë për shokët dhe shtetin

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 14 October 2020

Kosova ka barazuar 0-0 me Greqinë në duelin e që zhvilloj sonte në Athinë, në kuadër të grupit të tretë në Ligën C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi kosovar, Florent Hadërgjonaj, i cili ka thënë që lojtarët donin të tregonin që luajnë për shokët dhe shtetin.

“Normal kemi qenë në fazë të vështirë, ashtu siç thua ti kishim mungesa, por donim të tregonim vetën se luftojmë për shokët dhe për këtë shtet. Shpresoj të kemi treguar veten pasi kemi luftuar. Këtë pikë e marrim me vete në Kosovë.

-Advertisement-

Kjo pas lojës me Maqedoninë ishte një kapitull i ri. Tashmë ishte hapi i parë sonte që të tregojmë se nuk jemi këtu me fat, por kemi merituar. Ky ishte hapi i parë, nuk morëm tri pikët, por treguam anë pozitive. Në muajin tjetër kemi dy ndeshje dhe shkojmë hap pas hapi.

Besoj se këto janë emocionet e lojës. Normal, ne luftojmë dhe ne lojtarët që jemi këtu luftojmë bashkë. Ajo është pjesë e lojës ta bëjmë edhe gjyqtarin në anën tonë pasi nuk ishte me ne. Ishin emocione dhe edhe pas ndeshjes emocionet ishin lart. Por, në fushë të gjithë shkonim bashkë dhe të bënim diçka” ka përfunduar Hadërgjonaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera