Guri i LDK-së ia kthen Manxhukës: Po kritikojnë ata që zgërdhihen me ambasadorë që akuzohen për vjedhje
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 27 January 2023
Kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili akuzoi LDK-në për një aksion se po i vjedhin idetë e Vetëvendosjes.
Guri tha se po kritikojnë ata që “po zgërdhihen” me ambasadorin që po akuzohet për vjedhje të milionave, duke aluduar për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Po kritikojnë, ata që po zgërdhihen në fotografi me ambasadorë të cilët akuzohen për vjedhjen e 4 milionë eurove; Reagimi i tyre për dukjen e jo për përmbajtjen e legjitimon mesazhin e aksionit. Kauzat ju kanë vdekë, pikë”, ka shkruar Guri.
Manxhuka më herët tha se aksioni i Forumit Rinor të LDK-së është kopjuar nga një aksion i mëhershëm i partisë së tij, duke thënë se ata janë “hajna tipikë”.
“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipikë. Hajna..Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”. Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””, ka shkruar Manxhuka në Facebook, duke shpërndarë disa fotografi të aksionit të tyre të mëhershëm”, kishte shkruar Manxhuka.
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fletushka të shumta kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.
Ky aksion i tyre vjen pasi Miroslav Lajcak ka lënë të kuptohet se në një farë forme Kurti është pajtuar që Asociacioni duhet të bëhet.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin historikisht ka qenë kundër Asociacionit.
Të tjera
-
Viti 2024 shënoi rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ...
-
Arton Demhasaj takohet me kryetarin e gastronomëve, Petrit Kllokoqi, diskutojnë për sfidat e këtij sektori
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka njoftuar se...
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...