Lajme

Zëdhënësi i LVV-së akuzon rininë e LDK-së se vodhën idenë e tyre të 2015 për aksionin me njoftime mortore

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 27 January 2023

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ashpër pasi rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pati një aksion përballë qeverisë ku kapi disa fletushka në formë të njoftimeve mortore si një reagim për premtimet e kryeministrit Kurti “që po vdesin”.

Në reagimin e tij Manxhuka i ka quajtur :hajna tipik që vjedhin edhe në njoftime mortore, shkruan Gazeta Infokus.

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna..”, shkruan zëdhënësi i partisë në pushtet.

Ai i ka akuzuar për vjedhje pasi që sipas tij një aktivitet të njëjtë e ka pasur edhe LVV-ja në vitin 2015 prandaj edhe po i quan “hajna”.

Ndërsa për Asociacionin e Komunave Serbe apo sic e quan ai kauza e madhe e LDK-së, thotë se ka vdekur në vitin 2015.

“Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”. Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës”, ka thënë Manxhuka./Gazeta Infokus/

Përtej ZBRITJEVE në Viva Fresh Store!

Të tjera