Sport

Guardiola: Jam me fat që e kam këtë futbollist në skuadër, ai është një legjendë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 23 September 2018

Sergio Aguero është një legjendë për Pep Guardiolan.

Trajneri i Manchester Cityt ndihet me fat që e ka në skuadër Agueron.

“Ai është një legjendë autentike. Është e rëndësishme ajo që ai ka bërë për klubin tonë dhe jam me fat që e kam atë në skuadër. Uroj që të ketë këto ritme gjithnjë, pasi po kalon një formë të shkëlqyer”, tha Guardiola.

-Advertisement-

“Ndaj Cardiff ishim në nivelin e sezonit të kaluar dhe jam i kënaqur, pasi kjo fitore ishte një reagim i shkëlqyer pas dështimit në Champions. Sezoni është i gjatë dhe kishim nevojë për këtë fitore”.

“Pasi golit të parë të Aguero ishim më të lirshëm dhe realizuam edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, duke e patur të lehtë të administronim lojën në të dytën. Këtë herë jam i kënaqur nga skuadra e veçanërisht nga Auguero”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera