Lajme

Gruda-Haxhiut: Një Ministre e Drejtësisë nuk do të duhej të kishte frikë nga Kushtetuesja

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 21 February 2023

Përparim Gruda, koordinator për drejtësi në PDK iu ka përgjigjur Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut lidhur me reagimin e saj ndaj dërgimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ministrja e Drejtësisë nuk mund të largoj vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë.

Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese, por ta mirëpriste vendimin e saj.

-Advertisement-

Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë”, ka shkruar Gruda.

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera