Lajme

Gruaja nga Fushë Kosova theret me thikë nga një grua tjetër, përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 12 May 2021

Një grua nga Fushë Kosovë është dërguar në QKUK pasi është therur me thikë nga një grua tjetër pas një mosmarrëveshje verbale, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se e dyshuara është arratisur.

“VRASJE NË TENTATIVËFushë Kosovë, 11.05.2021-22:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare . Si pasoj e rastit viktima  kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera