Lajme

Grenell: Jack Smith e rrënoi reputacionin e Hagës, aktakuza ndaj Thaçit e mbushur me rrena

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 04 March 2023

Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga mediet që të merren më shumë me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Grenell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Smith ka rrënuar reputacionin e Hagës.

Sipas tij, aktakuza ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është e mbushur me gënjeshtra.

-Advertisement-

“Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori Jack Smith.. Thaçi është ende në burg – e megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, tha Smith.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera