Gratë e yjeve angleze në luftë: Coleen Rooney e akuzon Rebekah Vardyn për spiunim
Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 09 October 2019
Coleen Rooney, bashkëshortja e yllit të D.C. United Wayne Rooney, e ka akuzuar Rebekah Vardyn, gruan e sulmuesit të Leicester City dhe Anglisë Jamie, se i ka dërguar tabloidit britanik “The Sun” informata nga llogaria e saj private në Instagram.
Coleen Rooney i kishte bllokuar të gjitha llogaritë, përvec njërës, nga shikimi i llogarisë së vet, në përpjekje për ta zbuluar se kush po i shiste informacione tabloidit britanik nga llogaria e saj private, transmeton Gazeta Express.
Ajo shkroi të mërkurën se, përmes punës së saj si detektive, e ka zbuluar se ekziston vetëm një person që ka mundur t’i ketë dhënë informacione private të saj gazetës Sun.
“Në muajt e fundit e kam postuar një varg tregimesh të rreme për të parë nëse ato do të shiteshin në gazetën Sun. Dhe e dini çfarë? Ato u shiten! Storia për përzgjedhjen gjinore në Meksikë, ajo për rikthimin në TV dhe më e fundit për vërshimet në bodrumin e shtëpisë sime të re”, shkroi ajo.
“Ka qenë e vështirë ta mbaj në vete këtë dhe të mos komentoj, duke ditur që informacionet private më janë vjedhur, por m’u desh ta bëja. Tani e di sigurt se nga cila llogari/individual janë vjedhur”, shtoi ajo.
“I kam ruajtur dhe fotografuar të gjitha storiet origjinale të cilat tregojnë qartë se vetëm një person i ka parë ato: llogaria e… Rebekah Vardy”, theksoi ajo.
Në një reagim, Vardy ka thënë se ajo kurrë nuk ka folur me gazetarët për Rooney, edhe pse shumë prej e kishin thirrur.
Ajo madje sugjeroi se fjalëkalimi i llogarisë së saj në Instagram mund të jetë vjedhur: “Nëse keni menduar se kjo ka mundur të të ndodhte ty, keni mundur të më tregonit dhe unë mund t’ia kisha ndryshuar fjalëkalimin llogarisë sime për ta parë nëse kjo do të ndalej”.
Të tjera
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...