Gratë dhe rinia e VV-së ndezin qirinj në kujtim të 66 viktimave të femicidit
Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 08 March 2023
Organizata Gratë për Vetëvendosje dhe Rinia për Vetëvendosje, kanë zhvilluar aktivitetin e ndezjes së qirinjve pranë Teatrit Kombëtar të Prishtinës, në kujtim të 66 grave të vrara, si pasojë e krimit të femicidit gjatë periudhës 2000-2022 në Kosovë. Kryetarja e GVV në Gjilan, deputetja Arijeta Rexhepi dhe aktivistja e RVV-së, Dea Lala, folën për media në këtë aktivitet.
“Sot, me ndezjen e 66 qirinjve, kujtojmë vrasjen e 66 grave e vajzave që nga paslufta e deri më sot. Për ne nuk janë vetëm numra, janë jetë grash të shuara dhunshëm e padrejtësisht. Të gjitha u vranë për të vetmen arsye sepse ishin gra, tha kryetarja e GVV në Gjilan, deputetja, Arijeta Rexhepi.
Ajo theksoi punën që deputetët dhe qeverisja po e bëjnë për luftimin e dhunës në familje përmes miratimit të ligjeve, ndryshimit të tyre dhe ndarjes së buxhetit për strehimoret që ofrojnë shërbime strehimi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Ndërsa Dea Lala, aktiviste në RVV, foli për rëndësinë që duhet t’ia kushtojmë femicidit në vendin tonë duke u angazhuar njëherit në luftimin e normave patriarkale në shoqëri.
“Ne, solidarizohem me gjithsecilën vajzë dhe grua të prekur nga cilado formë e dhunës. Ne angazhohemi në luftimin e dhunës në bazë gjinore. Si në këtë 8 mars, që shënon ditën ndërkombëtare të gruas ashtu edhe cilëndo ditë tjetër, mbarë shoqëria, përfshirë të rinjtë e të rejat le të përpiqemi bashkërisht të angazhohemi në luftimin e femicidit, pushtetit patriarkal në vend, dhe t’i hapim rrugë të ardhmes pa dhunë e me një jetë ku ka siguri dhe dinjitet.”
“Drejtësi për vajzat dhe gratë e vrara. Barazi dhe siguri për të gjitha, kudo!”
Të tjera
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...