Sport

Granit Xhaka nominohet për një çmim të rëndësishëm në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 21 January 2023

Futbollistët më të mirë zviceranë të vitit kalendarik 2022 do të nderohen sërish në një ceremoni të përbashkët të organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit.

Ceremonia e “Nata e Futbollit Zviceran” do të mbahet të hënën, më 23 janar, në “Casino Bern”.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka njoftuar se trofeu i ri “Iconic” do t’u jepet fituesve për paraqitjet më të mira në vitin kalendarik 2022 në gjashtë kategori.

-Advertisement-

Mes tjerash, në ceremoni do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë të Kombëtares së Zvicrës”.

Dhe, i nominuar për këtë çmim është futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiten i “Helvetikëve”.

Manuel Akanji dhe Yann Sommer janë dy futbollistët tjerë të nominuar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy