Granit Xhaka ndodhet në Arabinë Saudite, do të fitojë pagë pesë herë më të madhe se te Bayer Leverkuseni
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 21 May 2025
Granit Xhaka mund të largohet nga Bayer Leverkuseni pas dy viteve qëndrim shumë të suksesshme në klubin gjerman.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka fituar tre trofe sezonin e kaluar me Leverkusenin si Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.
Por e ardhmja e tij në këtë klub mbetet e paqartë, pasi Xhaka mund të largohet në verë ku ofertat nuk mungojnë.
Dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahce po e duan Xhakën, por edhe transferimi në Turqi tani mbetet i komplikuar pasi ka oferta edhe më të mëdha financiare.

Telegrafi mëson nga burime të afërta me lojtarin se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesliga ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdoj karrierën nga vera.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, janë tre klube arabe që kanë shfaqur interesim për transferimin e Xhakës dhe problemi më i vogël është paraja.
Klubet arabe që për momentin mbeten sekrete për shkak të negociatave ndodhen në pjesën e epërme të tabelës dhe i kanë bërë me dije Xhakës se mund t’i ofrojnë pagë pesë fish më të lartë se sa fiton ai aktualisht te Bayer Leverkusen.
32-vjeçari në klubin gjerman ka pagë prej dy milionë eurove neto në sezon, derisa transferimi në ndonjërin nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite do të thotë se Xhaka do të fitojë mbi 10 milionë euro në sezon, çka nënkupton edhe kontratën më të mirë të jetës për të.

Palët janë në bisedime të avancuara, derisa Xhaka po shqyrton me shumë kujdes ofertat.
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës javë më parë ka marrë edhe ofertë nga Galatasray, me kampionët e Turqisë që janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë 3,8 milionë euro në sezon, por kjo shumë është shumë më e vogël se sa e klubeve arabe.
Vlen të përmendet se Leverkusen mund ta lejoj largimin e Xhakës për një shumë prej rreth 10 milionë euro, pasi kontrata e tij aktuale me klubin gjerman është deri në verën e vitit 2028.
Këtë edicion Xhaka ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanellën e ‘Aspirinave’, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...































