Lajme

Grabiten zinxhirë ari në korrik, policia arrestoi sot dy persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 10 August 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar dy persona për një grabitje që ndodhi më 26 korrik. Arrestimi u bë nga zyrtarët policorë të njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit.

Policia tha se “rasti kishte ndodhur me datën 26.07.2024, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zinxhirë ari”.

Puna e hetuesve policorë është finalizuar mbrëmë ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

-Advertisement-

– T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

 R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera