Lajme

Gorani: Kjo qeveri duhet ta kuptojë, kritika nuk është armiqësi

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 14 April 2022

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet raporti për të drejtat e njeriut, i publikuar nga DASH, ku mes tjerash, Kosova kritikohet edhe për mungesë të luftës kundër krimit e korrupsionit si dhe për presion të rritur mbi gazetarët dhe mosndëshkim të sulmeve ndaj tyre.

Gazetari Dukagjin Gorani tha se Qeveria Kurti duhet ta kuptojë që kritika nuk është armiqësi, pasi sipas tij, në qeveria e përjeton si armiqësi atëherë ekziston rreziku që kjo armiqësi të institucionalizohet.

‘Nuk guxojmë me jetu në një shoqëri që nuk ekziston një kritikë, ose së paku ku ekziston diçka që nuk guxon të kritikohet. Edhe në situatë të tillë na jemi ardh në një gjendje shoqërore, na është prodhu një sentiment një ndjesi shoqërore se na jemi në një konflikt të brendshëm që vazhdon edhe nuk po don me u qetsu. Unë mendoj që e vërteta është që kjo qeveri duhet me kuptu se kritika pavarësisht sa e ashpër është, kurrë nuk duhet të përjetohet si armiqësi. Se nëse përjetohet si armiqësi nga ana e pushtetit, rreziku është që ajo armiqësi të institucionalizohet”, tha Gorani.

-Advertisement-

Ai tutje shtoi se ky pushtet duhet të ketë kujdes ndaj qasjes ndaj mediave.

“Andaj ky pushtet duhet me qenë shumë më i kujdesshëm ndaj mediave, përkrahësit e këtij pushteti duhet me kuptu që mediat nuk janë armiq edhe pse kritikojnë, sepse përndryshe, me ose pa dashje zyrtarizohet një gjendje e panevojshme e një konflikti të vazhdueshëm brendaqytetar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera