Google njofton për një arritje historike në teknologji
Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 24 October 2019
Kompania Google njoftoi për një arritje historike në teknologji.
Firma tha se një procesor eksperimental kuantesh ka përfunduar në pak minuta një llogaritje mjaft të komplikuar, për të cilën një super kompjuteri tradicional do t’i duheshin 10 mijë vjet.
Gjigandi i teknologjisë njoftoi të mërkurën një përparim në llogaritjet me kuante që i përkasin një brezi të ri kompjuterash.
Ekspertët thonë se kjo mund të çojë në përparime të mëdha në inteligjencën artificiale, në thyerjen e kodeve, transportin dhe zhvillimin e ilaçeve.
Një kompani rivale, IBM, e vuri në diskutim një element kryesor në pretendimin e firmës Google.
Megjithëse dobia e një procesori që kryen një llogaritje të vetme mund të jetë e kufizuar, kompania Google tha se ky është vetëm hapi i parë.
“Avioni i parë fluturoi vetëm 12 sekonda, dhe kjo nuk kishte asnjë zbatim praktik. Por ajo tregoi mundësinë se një aeroplan mund të fluturonte,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai
Llogaritja kuantike bazojet në fizikën kuantike dhe është një teknologji për përpunimin shumë më të shpejtë të informacionit. Kompjuterët bashkëkohorë përdorin rryma elektrike ose pulse optike që përfaqësojnë njësha ose zero të quajtura “bite”. Informacioni që përpunojnë kompjuterët e sotëm përbëhet nga vargje të gjata shifrash binare njësha dhe zero, shrkuan voa.
Një kompjuter kuantik funksionon ndryshe. Ai përdor “qu-bite”, të cilat janë grimca nënatomike, si elektronet ose fotonet që manipulohen për të siguruar më shumë fuqi përpunimi dhe shpejtësi më të mëdha sesa ato që mund të arrihen me anë të biteve, njëshave dhe zerove.
Google thotë se ka arritur “epërsinë kuantike” – zgjidhjen e një problemi përtej mundësive të kompjuterave të fuqishëm tradicionalë, një synim për të cilin po përpiqen prej kohe kompanitë e teknologjisë së lartë dhe grupet e ndryshme kërkimore.
Një kompani e tillë, IBM, e vuri në pikëpyetje pretendimin e firmës Google për epërsi kuantike, duke thënë se një kompjuter bashkëkohor mund ta kishte zgjidhur po aq mirë problemin në vetëm dy ditë e gjysmë, jo në 10 mijë vjet siç thotë Google.
IBM vuri në dukje se epërsia kuantike arrihet kur “kompjuterët kuantikë mund të bëjnë gjëra që kompjuterët klasikë nuk i bëjnë dot”. IBM tha se Google nuk e ka përmbushur këtë synim, pavarësisht se kreu një “sfidë të jashtëzakonshme”, siç e quajti IBM.

T� tjera
-
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nis...
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...


































