Sport

Goditi me grusht kundërshtarin, Ancelotti mbron Valverden: Ka shumë vlera njerëzore!

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 12 April 2023

Sfida e fundit për LaLiga e Real Madrid rezultoi me “shije të hidhur” duke qenë se Los Blancos u mposhtën me shifrat 3-2 nga Villareal duke “larë përfundimisht duart” nga titulli kampion.

Nervat u reflektuan te lojtarët madrilenë në fushë që të provokuar edhe nga kundërshtarët reaguan. Ai që e pësoi më keq ishte Ernesto Valverde me mesfushorin që goditi me grusht pas ndeshjes lojtarin e Villareal, Baena.

Në fakt, mediat spanjolle flasin për një provokim të rëndë të Baenas ndaj Valverdes në lidhje me fëmijën e humbur ende pa lindur nga lojtari uruguaian. Tashmë, pritet që të merren masa të ashpra ndaj mesfushorit të Real, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti i ka dalë në krah futbollistit të tij.

-Advertisement-

“Valverden e kam parë shumë të fokusuar në këto ditë, është stërvitur mirë dhe ndjehet i motivuar. Unë e njoh mirë atë dhe e di që ka vlera të jashtëzakonshme njerëzore, Valverde është një person i veçantë”, u shpreh Ancelotti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy