Lajme

Glauk Konjufca: Paradoksal vendimi i KFOR-it që t’i shtoj forcat mbi urë, Kosova nuk ka kufij të brendshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 03 September 2024

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se i duket paradoksal vendimi i KFOR-it që t’i shtoj forcat mbi urë, në një kohë kur situata në veriun e Kosovës tash është më normale me në vitet e mëparshme.

Konjuca në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se për herë të parë prej pas mbi 20 vitesh, po bëhet realitet sundimi i ligjit në veriun e vendit.

“Aty ku ekziston një prani ushtarake mbi një urë, duket sikur është një lloj kufiri. E kufijë të brendshëm me aq sa e di unë, në Kosovë nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Ka pasur kufijë të tillë në të kaluarën, janë mbajtur nga strukturat paralele të Serbisë, të cilat tash janë në çmontim e sipër në pjesën e veriut të Kosovës. Për herë të parë prej 20 vitesh po ndodhë sundimi i ligjit në atë pjesë të territorit dhe kjo po i gëzon të gjithë qytetarët. Shtimi i forcave mbi urë mua më duket paradoksale, e panevojshme”, ka theksuar Konjufca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera