Gjyqtari rrihet në fushë, Federata Turke pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit
Autori: Gazeta inFokus
12:35 | 12 December 2023
Federata Turke e Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit pasi një president klubi goditi me grusht arbitrin në fytyrë në fund të një ndeshjeje të Superligës.
Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca sulmoi gjyqtarin Halil Umut Meler në fushë, të hënën pas fishkëllimës së fundit, pas barazimit 1-1 në një ndeshje të Super Ligës kundër Caykur Rizespor.
Arbitri, i cili ra në tokë, u godit gjithashtu me shkelm në një përleshje që ndodhi pasi tifozët gjithashtu pushtuan fushën pasi Rizespor shënoi golin e barazimit në minutën e fundit.
Federata njoftoi se pezulloi të gjitha ndeshjet e ligës për një kohë të pacaktuar pas një takimi urgjent të mbajtur për të diskutuar dhunën.
Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk ishte në gjendje të rëndë.
Në spital gjatë natës u shtrua edhe Koca, i cili konsiderohej se rrezikohej nga ataku në zemër. Ai u urdhërua të arrestohej në pritje të gjyqit me akuzat për plagosjen e një zyrtari publik të martën, pas marrjes në pyetje nga prokurorët, njoftoi Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc në “X”, platforma e njohur më parë si “Twitter”.
Dy të dyshuar të akuzuar për shkelmimin e Melerit u arrestuan gjithashtu, ndërsa tre të tjerë u liruan nga paraburgimi me kusht që të paraqiteshin rregullisht në polici.
Gjatë marrjes në pyetje, Koca mohoi të ketë shkaktuar ndonjë lëndim, duke këmbëngulur se ai thjesht e goditi arbitrin. Presidenti i klubit fajësoi edhe Melerin për incidentin, të cilin e akuzoi për ”vendime të gabuara” dhe akte provokuese.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e dënoi gjithashtu sulmin.
”Sport do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Nuk do të lejojmë kurrë që të ketë dhunë në sportet turke,” ai shkroi në “X”.

T� tjera
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
-
Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa
Kryeministri i vendit, ka përgëzuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për ‘’lo...
-
Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e fo...
-
Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës që dyshohet për dhunë në familje, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, sot ishte në stadium
Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon n...
-
Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socia...
































