Gjyqtari i Gjykatës Speciale gjykon Naser Kelmendin
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 03 May 2017
Vladimir Mikula, gjyqtari që do të jetë pjesë e Gjykatës Speciale është bërë anëtar i trupit gjykues në gjykimin e Naser Kelmendit.
Gjyqtari i EULEX-it që së fundmi është emëruar edhe në listën e gjykatësve të Gjykatës Speciale, Vladimir Mikula, është caktuar të jetë anëtar i trupit gjykues në rastin e Naser Kelmendit.
Gjykata Speciale Detyrohet të Rishikojë Procedurat > Aktakuzë për Krime Lufte për Masakrën e Studimes > Apeli e Kthen në Paraburgim Naser Kelmendin > Gjykata Speciale Miraton Rregulloren
Mbrojtja e Kelmendit ndërrimin e trupit gjykues e cilëson dënim të dyfishtë për Kelmendin.
Vladimir Mikula do të jetë në vend të gjyqtares polake, Mariola Pasnik në trupin gjykues që po e gjykon Naser Kelmendin për akuzat e vrasjes dhe krimit të organizuar.
Kelmendi që po gjykohet nga një trup me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it është arrestuar në vitin 2013, ndërsa nga ajo kohë pjesën më të madhe e ka kaluar në paraburgim ndërsa vetëm së fundi atij ju ndërpre paraburgimi dhe iu zëvendësua me arrest shtëpiak, ndërsa Gjykata e Apelit në të dyja këto raste e riktheu në paraburgim.
Naser Kelmendi në gjykimin që filloi në janar të vitit 2015 gjykohej nga trupi gjykues në përbërje kryetares së trupit gjykues, Ana Adamska-Gallant, gjyqtares nga Polonia, Mariola Pasnik dhe gjyqtares vendore Syzana Çerkini.
Kjo përbërje e trupit gjykues u ndërrua në muajin prill, pasi që gjyqtarja Pasnik u zëvendësua nga gjyqtari Vladimir Mikula.
Gjyqtari nga Republika Çeke, Mikula në Kosovë shërbeu disa vite, ndërsa gjykoi edhe raste të profilit të lartë.
Më 7 shkurt të këtij viti u njoftua se do të jetë pjesë e Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.
Në gjykimin e Kelmendit deri më tani janë zhvilluar me dhjetëra seanca ku kanë dëshmuar pjesa dërmuese e dëshmitarëve, shumica e të cilëve kanë qenë nga Bosnja.
Besnik Berisha për KALLXO.com thotë se ndërrimi i trupit gjykues në fazën finale të gjykimit, është padrejtësia më e madhe që po i bëhet Kelmendit dhe alarm i keq për objektivitetin e ndarjes së drejtësisë nga EULEX.
“Gjykata e EULEX-it ka dështuar që t’i sigurojë Kelmendit një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme siç e obligon ligji, kushtetuta dhe aktet juridike ndërkombëtare”, tha Berisha.
Avokati Berisha më tej vlerëson se fakti që gjyqtari i sapocaktuar është pjesë e dhomave të specializuara vetëm e keqëson gjendjen.
“Ndërrimi i anëtarit të trupit gjykues me një gjykatës që është pjesë e dhomave të specializuara është edhe një dënim tjetër që i bëhet Kelmendit, pa ligj dhe pa akuzë, sepse ky gjykatës në një të ardhme jo të largët do të braktisë sërish trupin gjykues”, tha Berisha.
Berisha tha se këtë shqetësim e ka ngritur edhe para trupit gjykues aktual, ndërsa anëtari i ri i trupit gjykues nuk ka qenë në gjendje të garantojë se nuk do të përsëritet skenari i njëjtë.
“Shqetësimi ynë u është paraqitur shumë më herët zyrtarëve të lartë të EULEX-it së bashku me kërkesën për t’i siguruar Kelmendit një gjykim të drejtë dhe të pandikuar nga lart, por është kaluar në heshtje për pasojë kemi këtë situatë që e kemi”, tha Berisha.
Berisha më tej është kritik ndaj Prokurorisë së EULEX-it për shkak të siç e quan ai, dështimeve të saj të vazhdueshme në sigurimin e provave duke e stërzgjatur gjykimin e Naser Kelmendit.
Krejt në fund Berisha thotë se mbrojtja e Kelmendit dhe vetë Kelmendi tashmë e kanë humbur besimin në përkushtimin, objektivitetin dhe ndarjen e drejtësisë.
Lidhur me procesin e ndërrimit të anëtarit të trupit gjykues, KALLXO.com i ka shkruar edhe Zyrës për Informim të EULEX-it, e cila është përgjigjur shkurt, duke konfirmuar se Mikula do të jetë pjesë e Gjykatës Speciale.
“Gjyqtarët caktohen në raste gjyqësore në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Lidhen me Mandatin e EULEX-it. Gjyqtari Mikula është në regjistrin e Gjykatës Speciale”, thuhet në përgjigjen e dërguar për KALLXO.com nga zëdhënësja e EULEX-it Dragana Nikoliq-Solomon.
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...