Gjykimi për sulmin ndaj Kuvendit, të akuzuarit mbrohen në heshtje

Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 06 December 2022
Mbrohen në heshtje Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi, po akuzohen se janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.
Në seancën e sotme kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, e njoftoi palën lidhur me propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Arifi avokatin Krasniqi se për seancën e sotme nuk ka mundur ta angazhoj ekspertin e armatimeve të rënda edhe për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të tij.
Po ashtu, mbrojtësi i të akuzuarës Batusha, avokati Ali Beka njoftoi gjykatën se do të heqin dorë nga të gjitha propozimet e bëra në procesverbalin e kaluar.
Ndërkaq, të gjitha palët deklaruan para trupit gjykues se nuk ishin të përgatitur të paraqesin fjalën përfundimtare në seancën e sotme.
Në këtë rrethana, ky shqyrtimi gjyqësor u ndërpre dhe i radhës pritet të mbahet më 21 dhjetor.
Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi po akuzohen se janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.
Këtë rast, fillimisht e kishte gjykuar gjykatësi Beqir Kalludra, por pas avancimit të tij në Gjykatën e Apelit me vendimin e 21 dhjetorit 2020, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), lënda ka kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, e më pas përfundimisht këtë lëndë do ta gjykojë gjykatësi i Departamentit Special, Vesel Ismaili.
Pas rigjykimit, para trupit gjykues të udhëhequr nga gjykatësi Kalludra, ishin caktuar gjithsej gjashtë seanca, prej të cilave vetëm tri kishin arritur të mbahen.
Pasi gjykatësi Kalludra, më 27 nëntor të vitit 2017, kishte shpallur fajtorë katër të akuzuarit, duke i dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burgim, në seancën e parë pasi rasti ishte në rigjykim, më 4 mars 2020, ish-mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Tomë Gashi, kishte kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Beqir Kalludra, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar.
Ish-deputeti Frashër Krasniqi ishte dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë si dhe Adea Batusha me 2 vjet heqje lirie.
Pas ankesave në Gjykatën e Apelit, kolegji i instancës së dytë gjyqësore, kishte vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë është bërë me shkelje ligjore dhe e kishte anuluar të njëjtin dhe në këtë mënyrë, lëndën e kishte kthyer në rigjykim.
Për rastin e aktivistëve të dënuar të VV-së, më 9 shkurt 2018, ishte diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në fund të seancës, Kuvendi kishte miratuar disa rekomandime ku kërkohej që për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit, nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzon për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.
Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë me tani të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar “me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit duke pasur për qëllim, që Kuvendi i Kosovës të detyrohet të mos ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe me këtë rast, të shkaktojë frikësim serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, më datë 4 gusht 2016, rreth orës 23:05 nga parkingu përballë Kuvendit të Kosovës me raketahedhës dore kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
AGK reagon ndaj fushatës denigruese që partia e Kurtit po i bën organizatës dhe kryetarit Xhemajl Rexha
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim pas fushatës deni...
-
Hoti për raportin e lirisë së medias: Kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pasi sot “Reporterët pa Kufij”, pu...
-
Takimi me Mbretin Abdullah II, Begaj: Folëm për mbështetjen e Kosovës nga Jordania për njohje të reja
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar se në takimin që e pati sot...
-
The Telegraph: SHBA’ja tërhiqet nga negociatat për paqe në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga negociatat për paqe në mes ...
-
Kurti sërish nuk flet për gazetarë, fëmijët në Studime të Vushtrrisë thërrasin emrin e Hashim Thaçit
Albin Kurti është hidhëruar keq me gazetarët! Ai as në Studime të Vushtrri...
-
Shefi i kabinetit të Kurtit “godet” ‘Reporterët pa Kufij’: Qeveria Kurti më e hapura, kryeministri komunikon përmes Facebook-ut
Shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka dalë me një pretend...
-
Prokuroria i nis hetimet pasi u dëmtua aparatura e rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës
Janë nisur hetimet për dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spita...
-
PDK: Rënia në indeksin e lirisë së medias pasojë e një “regjimi linçimi dhe frikësimi” nga Vetëvendosje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reag...
-
Deda: Liria e medias që u arrit me shumë mund, u prish qëllimisht brenda një kohe të shkurtër
Ish-deputeti dhe ish-politikani kosovar, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit...
-
Në 2022 mburrreshin me raportin për lirinë e medias, kur Kosova ra për 24 vende, zëdhënësi i LVV-së thotë se u bë nga “këta të Kosovës
Qeveria në detyrë në vitin 2022 mburrej me Kosovën dhe renditjen e saj për 17...
-
Vëllai i Fitore Pacollit e bën “për pesë pare” ambasadën e Gjermanisë: Palaço, e keni shkatërruar vendin tuaj
Vëllai i deputetes Fitore Pacolli të VV-së, Fitim Pacolli, ka përdorur gjuhë ...
-
Përfundon me sukeses eks*plodimi i kontrolluar i predhës në Kaçanik, që dyshohet se ishte e Luftës së Dytë Botërore
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses eksplodimi i kontrol...