Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari pyetet për takimin me Demaçin dhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 04 September 2023
Në seancën e së hënës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari i 20-të (me kodin 04368) është pyetur për takimin me Adem Demaçin dhe Albin Kurtin.
Mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe e ka pyetur atë kur kishte shkuar bashkë me persona tjerë për të takuar Demaçin dhe se a kishte folur edhe me Kurtin si asistent i Demaçit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
‘‘Demaçi nuk ka dalë prej zyrës (nuk kuptohet), Kurtin e adhuroj sot se është një Kryeministër shumë i mirë por nuk kam pas muhabete me Kurtin as me Demaçin. Demaçi nuk na ka pranu se e diti situatën si është dhe nuk na ka pranu’’, u përgjigj dëshmitari.
Kur është pyetur më tej për marrëdhënien e tij me Kurtin, përgjigja ka qenë me përmbajtje të redaktuar, por veç kësaj, dëshminë e këtij dëshmitari e ka karakterizuar pjesa e ‘‘përmbajtjes së redaktuar’’ në pothuajse tërë dëshminë e tij.
Përmbajtje të redaktuar, ka pasur edhe kur është pyetur dëshmitari për periudhën kohore të kidnapimit të të afërmit me numër 1.
Më tej, i pyetur se në raportin ECMM të 1999-ës a kishte thënë se kidnapimi dyshohet se është bërë nga xhelozia dhe se i afërmi i tij nuk kishte pasur interes në politikë dhe se s’kishte ditur të shkruajë dhe lexojë por se kishte pasur ndikim, dëshmitari është përgjigjur “unë jo, nuk di kush e ka thënë këtë”.
Sërish, kur u pyet se a është fakt se ai personalisht dhe i afërmi numër 2 i kishin thënë ECMM-së se rrëmbimi erdhi për shkak të nxitjes së armiqve krahinor, përmbajtja ishte e redaktuar.
Në ndërkohë gjatë seancës, bëhej një pjesë e shkurtë publike dhe pa u kuptuar pyetja e tërësishme apo përgjigja, DhSK vendoste përmbajtjen e redaktuar.
Dëshmitari gjatë kësaj seance ka pohuar se të afërmit numër 1 dhe numër 2 kanë paguar serbët që mos ta fusnin të afërmin numër 2 në burg dhe po ashtu i afërmi numër 1 kishte qenë i përfshirë me fshatarët tjerë për të ditur sa para donin serbët që mos t’i merrnin në burg.
Në anën tjetër, duke u përgjigjur në pyetje e mbrojtjes së Selimit, avokatit Eric Tully, dëshmitari tha se nuk i kujtohet të ketë thënë se kidnapimi ishte bërë që të vinte shembull tek të tjerët dhe të nxiste terror mes fshatarëve.
Po ashtu, dëshmitari tha se ai gjatë dhe pas luftës kishte qenë përkrahës i LDK-së, por se tani mbështet LVV-në.
Ai në intervistën për ZPS-në lidhur me të afërmin numër 1, në pyetjen se pse mendohej se donin ta likuidonin, ishte përgjigjur se ishin bërë gjërat bashkë, si fakti që ishte me LDK-në dhe inati që kishin njerëzit në fshat ndaj tij.
Kohë pas kohe seanca ka qenë edhe në sesione të shkurta private dhe se seanca do të vazhdojë me dëgjimin e këtij dëshmitari pas pushimit të drekës.

Të tjera
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...
-
Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona
Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën r...
-
Deri në 38°C – parashikimi i motit nga Mendim Rugova për ditët në vazhdim
Meteorologu Mendim Rugova parashikon mot shumë të nxehtë për ditën e premte, ...
-
LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri ...
-
Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë
PNPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin ...
-
Infokus siguron dokumentin që PDK ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për tri seancat e fundit konstituive
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin zyrtar që Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar kryeministrit në ...
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...