Gjykata Speciale në proces të akreditimit të avokatëve
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 04 December 2017
Përfaqësues të Gjykatës Speciale kanë bërë të ditur se janë të gatshëm t’i pranojnë aktakuzat e para për ish-eprorët e lartë të UÇK-së. Ata më tutje kanë njoftuar se aktualisht është duke vazhduar akreditimi i avokatëve, të cilët do t’i mbrojnë personat e akuzuar për “Krime lufte”
Gjykata Speciale është gati t’i pranojë aktakuzat e para për ish-eprorët e lartë të UÇK-së qysh nga 5 korriku i këtij viti.
Zyrtarë të Dhomave të Specializuara kanë bërë të ditur për gazetën Zëri se aktualisht është duke vazhduar akreditimi i avokatëve.
Mirëpo, siç kanë njoftuar ata një gjë e tillë nuk e pengon aspak këtë proces që të nisë ngritja e aktakuzave.
Zyrtarë të Speciales po ashtu kanë njoftuar se janë duke punuar drejt miratimit të dokumenteve ligjore dhe të dokumenteve tjera të brendshme.
Ndërkohë, para pak ditësh për herë të parë në Kosovë ishte edhe vetë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Përfaqësues nga Njësia për Informim dhe Komunikim me Publikun thonë se deri më tani kanë marrë një numër kërkesash nga avokatët për t’u akredituar.
“Momentalisht nuk mund të japim informacion konkret për arsye se procesi i përzgjedhjes është në vijim e sipër, mirëpo lista e mbrojtësve do të dalë në faqen tonë në internet në një fazë të mëvonshme”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.
Të tjera
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...