Gjykata ia vazhdon paraburgimin të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash

Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 26 January 2023
Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 25 janar 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarës N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, Saime Domazeti.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa a paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 mars 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është e bazuar.
Tutje, në vendim thuhet se, gjyqtari i procedurës paraprake gjen se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse në këtë çështje penale kanë filluar hetimet ndaj të pandehurës për veprën penale të lartcekur dhe në vijim të procedurës penale do të merret deklarimi i të pandehurës.
Po ashtu, në arsyetim thuhet se do të dëgjohen dëshmitarë, andaj nëse e pandehura lihet në liri në këtë fazë të procedurës penale ka arsye për të besuar se e njëjta do të dëmtoj provat e kësaj vepre penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë mund të vështirësojnë zhvillimin e hetimeve.
“Gjykata, ka vlerësuar edhe masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurës në kuptim të nenit 173 të KPP-së, por duke pasur parasysh të lartcekurat, në këtë rast çdo mase tjetër që do të caktohej për këtë rast më e butë do të ishte në kundërshtim me natyrën e zhvillimit të hetimeve penale dhe kushtet mbi të cilat është vazhduar paraburgimi”, thuhet në vendim.
Ndryshe, më 29 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prizren, Gjykatësi Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarës N.A në afatin kohor prej 30 ditësh.
Ndryshe, e pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, tha e dyshuara.
E dyshuara N.A është arrestuar të martën dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.
E ndjera S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...
-
Trump lavdëron Merz: Një njeri dhe përfaqësues shumë i mirë i Gjermanisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka lavdëruar...
-
Më 15 korrik shpallet aktgjykimi në shkallë të dytë ndaj Pjetër Shalës
Më 15 korrik 2025 është planifikuar qe të bahet seanca e apelit ku pritet të ...
-
A e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma? Përgjigjet Statovci
Deputetja e betuar nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk ka asgjë rea...
-
Tre të lënduar pas aksidentit mes tri veturave në Dobrush të Istogut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur r...
-
Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i c...
-
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së me të akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Vse...
-
SHBA kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë 26 vite më parë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një fotografi historike n...
-
Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e Kosovës drejt agjendës euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një grupi organiza...
-
AAK prezanton disa nga kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale
AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komuna...